Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fejzën dhe bashkëshortin e saj.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Artistes shqiptare i janë dhuruar edhe lule, pasiqë dje ajo festoi ditëlindjen e 63-të.
Për këtë, e njëjta ditën e djeshme (e hënë) ndau një buqetë me lule që mori edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
“Sot për nder të ditëlindjes pranova urime nga shumë miq dhe dashamirë të këngës sime. Por një urim i veçantë më erdhi nga Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani”, u shpreh ajo.
Tutje, theksoi: “Ju falemnderit znj. Presidente për kujdesin dhe respektin e treguar. Jemi me fat që kemi në krye të vendit një Presidente si ju”.
Shkurte deri më tani ka realizuar një sërë hitesh që vazhdojnë të mbahen mend akoma. /Telegrafi/