Telegrafi

Kurti takon Jovanoviqin, tregon se për çfarë biseduan

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.

“Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan”, ka treguar Kurti.