Telegrafi

Kurti takon basketbollistin e njohur Edmond Azemi, premton mbështetje më të madhe për sportin

Kreu i LVV-së Albin Kurti, si dhe kandidati për deputet Arben Vitia, janë takuar me basketbollistin e njohur Edmond Azemi.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, ka thënë se me kaq shumë rini që ka vendi ynë, sportit i nevojiten shumë më tepër investime.

Po ashtu premtoi mbështetje më të madhe për basketbollin dhe sportit në përgjithësi.

“Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime”, tha Kurti.

“Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”, shkruan Kurti, njofton Telegrafi.