Site icon Telegrafi

Kurti takoi ministrin e jashtëm finlandez: Në dialog duhet të respektohen tri parime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, priti në takim delegacionin shtetëror nga Finlanda, të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Në këtë takim u diskutua rreth dialogut me Serbinë, kundërshtimit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit territorial dhe ndikimit rus në rajon.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti theksoi se para së gjithash, duhet të kemi dialog demokratik nga poshtë-lart, me të gjitha pakicat, për temat sociale dhe ekonomike, nëpërmjet të cilave do të realizohet integrimi i tyre në shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përveçse në institucione.

“Përtej kësaj, për çfarëdo dialogu, duhet t’i respektojmë tri parime: 1. Nuk do të ketë marrëveshje pa dialog, 2. Dialogu të orientohet rreth të drejtave të qytetarëve e jo mbi shkëmbimin territorial, dhe, 3. Jo dialog me harta, jo presidentet e dy shteteve, por ekspertët”, tha Kurti.

Njoftimi i plotë:

Dje, Kryetari i Lëvizjes dhe kandidati ynë për Kryeministër, z. Albin Kurti, bashkë me kandidatet tona për deputete, znj. Fitore Pacolli dhe znj. Mevlyde Hyseni, dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti, takuan delegacionin shtetëror nga Finlanda, të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, z. Pekka Haavisto.

Në këtë takim u diskutua rreth dialogut me Serbinë, kundërshtimit që Lëvizja VETËVENDOSJE! ia bëri ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit territorial, dhe ndikimit rus në rajon. Sa i përket dialogut me Serbinë, Kryetari Kurti theksoi se para së gjithash, duhet të kemi dialog demokratik nga poshtë-lart, me të gjitha pakicat, për temat sociale dhe ekonomike, nëpërmjet të cilave do të realizohet integrimi i tyre në shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përveçse në institucione. Përtej kësaj, për çfarëdo dialogu, duhet t’i respektojmë tri parime: 1. Nuk do të ketë marrëveshje pa dialog, 2. Dialogu të orientohet rreth të drejtave të qytetarëve e jo mbi shkëmbimin territorial, dhe, 3. Jo dialog me harta, jo presidentet e dy shteteve, por ekspertët. Gjithashtu, ai potencoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë do të mbrojë sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës dhe asnjëherë nuk do të lejojë që disa individë të vendosin për fatin e një populli.

Ministri Haavisto tregoi qëndrimin pozitiv të Finlandës për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e madhe të diasporës shqiptare në Finlandë. Ndërsa, delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s vlerësoi mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, veçanërisht në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version