Telegrafi

Kurti takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, flasin për ndikimin rus në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Për takimin kjo e fundit ka njoftuar përmes një cicërime në Twitter, ku ka treguar edhe për temat e diskutimit.

“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimet galvanizuese kundër pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, sfidat e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.

Lexo po ashtu Kurti në Mbretëri të Bashkuar takon ministrin e Forcave të Armatosura, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes  

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Britani të Madhe të hënën.

Gjatë së martës, ai është pritur në takim edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë./Telegrafi/