Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e Hamburgut, Peter Tschentscher.
Kurti bëri të ditur se takimi u zhvillua në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes Kroaci – Shqipëri, ndeshje për të cilën tha se përfundoi me rezultat miqësor.
“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentsher. Sporti dhe marrëniet ndërkombëtare në më të mirën e tyre”, shkroi Kurti.
Shqipëria luajti baras me Kroacinë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa në pjesën e dytë kroatët për dy minuta e kthyen epërsinë, ndërsa shqiptarët barazuan krejt në fund të takimit për ta marr një pikë të vlefshme nga kjo ndeshje.
In the historic city of Hamburg, during the half time break of today’s football match, which ended in a friendly result, I had an even friendlier encounter with Prime Minister @AndrejPlenkovic, Bundestag member @NielsAnnen, and Mayor @TschenPe. 🇽🇰🇭🇷🇩🇪 — sports and international… pic.twitter.com/AFQucSL9nD
— Albin Kurti (@albinkurti) June 19, 2024