Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, më të cilën ka diskutuar mbi datën e zgjedhjeve lokale.
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se Kurti edhe si kryetar i këtij subjekti ka kërkuar që data për zgjedhjet të mbahet sa më parë.
“E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës. Po shkojmë drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë, për shkak se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë. Në këtë kuptim, qëndrimi që kryetari ynë, z. Kurti, paraqiti në presidencë ishte që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt e ato të mbahen sa më parë”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.