Kryeministri Albin Kurti në Bratisllavë të Sllovakisë, zhvilloi një takim me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, GLOBSEC 2022.
Me Lajçak, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.