Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pritur sot në një takim anëtarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka.
Në njoftimin e bërë nga VV thuhet se në takim është biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e zgjedhjeve, planet e qeverisë së re dhe për mundësitë e një bashkëpunimi për shtet-ndërtim demokratik me progres shoqëror dhe ekonomik për vendin, transmeton Telegrafi.
VV bën të ditur se Kurti ka njoftuar anëtarin Damka për prioritetet e Qeverisë së re.
“Prioritetet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i korrupsionit të lartë dhe politikat që zbusin pabarazinë në shoqëri. Kurti e siguroi se qeveria e re do t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës si të barabartë dhe do të punoj për zhvillimin dhe integrimin e të gjitha pakicave kombëtare në vend, pa bërë dallime”, vijon njoftimi.
Kurti dhe Damka kanë shprehur gatishmërinë për ta shtuar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen./Telegrafi/