Kandidati për kryeministër nga radhët ë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin gjerman Christian Heldt.
Në një postim në faqen zyrtare të LVV-së, thuhet se Kurti me ambasadorin Heldt ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
“Takim me ambasadorin gjerman Christian Heldt
Kryetari Albin Kurti takoi sot ambasadorin gjerman Christian Heldt, me të cilin foli për zhvillimet e fundit politike dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Bashkë me ambasadorin ndamë mendimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë një proces të rregullt zgjedhor, demokratik e të lirë, me transparencën e nevojshme dhe me një fushatë zgjedhore të ndershme. Mbi zhvillimet e fundit politike, Kryetari Kurti i prezantoi ambasadorit Heldt prioritetet e VETËVENDOSJE!-s me theks në sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që gjeneron vende pune”, thuhet në postimin e LVV-së./Telegrafi/