Site icon Telegrafi

Kurti: Takimi me Mustafën sa më shpejtë, LVV do të vazhdojë mbledhjen nesër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar shkurtimisht pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Kurti para mediave tha se mbledhjen e kryesisë do ta vazhdojnë sërish nesër.

“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë tashmë kemi angazhime të tjera dhe do ta vazhdojmë të njëjtën mbledhje të kryesisë nesër paradite”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, i pari i LVV-së, u deklarua edhe për bisedimet me LDK-në dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën.

“Komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi…”, deklaroi Kurti.

 

Exit mobile version