Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar takimet me qytetarë, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurt të enjten ka takuar qytetarët në dy lagje të Prishtinës, në Hajvali dhe Dardani, transmeton Telegrafi.
“Dy net me radhë, dy tubime në Prishtinë. Një në Hajvali dhe një në Dardani. Për banorët e Komunës së Prishtinës e për qytetarët e Republikës, zotohemi se në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë, do të dyfishojmë kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, rinovojmë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtojmë Kullën TIK apo ICT Tower”, ka theksuar Kurti, në një postim në Facebook.
Ai ka shtuar tutje se “Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt”./Telegrafi/