Pas shpërthimit të së premtes në kanalin e ujit në Ibër Lepenc sot për ta vizituar këtë vend kanë shkuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ndodhet në vendin e ngjarje dhe nga atje ka sjell pamje edhe të pranisë së forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Kurti theksoi se për sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc llogari duhet të kërkohet te Serbia
“…Policia në Kosovës nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet dhe dirigjon grupet kriminale që i ka në listë të rrogave.. prandaj e bëjmë fajtor Serbinë për këtë…
Dhe kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar, sidomos nga Uashingtoni e Brukseli që të dënojnë Beogradin dhe të kërkojnë përgjegjësi prej tyre… Nuk është e rastësishme heshtja e presidentit të Serbisë… Ky ishte sulmi i tretë në 72 orë, urojmë të jetë i fundit…”, tha Kurti.
Me kryeministrin Kurti, për vizitë në Varagë të Zubin Potokut është edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Hoxha. /Telegrafi/