Site icon Telegrafi

Kurti sot shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të LVV-së

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të shpalos sot kandidaturën e tij edhe për një mandat të ri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga LVV-ja.

“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, shpalosë platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar

SOT në ora 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kryetari i organizatës më të madhe politike në vend, Albin Kurti, shpalosë platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar”, thuhet në njoftim.

LVV ka njoftuar se gjithashtu do të shpalosen edhe platformat e dy organeve të reja të Lëvizjes tonë, ajo e Grave për Vetëvendosje, të cilën pritet ta drejtojë Albulena Haxhiu, dhe ajo e Rinisë për Vetëvendosje të cilën pritet ta drejtojë Behar Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version