Site icon Telegrafi

Kurti shpreh ngushëllime Turqisë dhe Sirisë: Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë pas tërmetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi”.

“Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkroi Kurti.

Lexo po ashtu Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë përmes FSK-së

Më herët, për tërmetin pati solidarizim edhe nga presidentja Vjosa Osmani, dhe liderët e opozitës parlamentare.

Sipas raportimeve, tërmeti prej 7.7 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz.

Numri vazhdon të rritet, teksa kërkimet vazhdojnë nën gërmadha. /Telegrafi/

Exit mobile version