Telegrafi

Kurti sërish bashkë me Osmanin, komenton deklaratat e Mustafës: Asgjë të re nuk tha

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar diçka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të.

Kurti këto komente i bëri në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe diasporë.

Lexo po ashtu LDK nuk heq dorë nga posti i presidentit - Mustafa thotë se për të partia e tij do t'ia japë edhe një ministri më shumë LVV-së

Kurti u pa së bashku në një tavolinë me rivalen e saj të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vjosa Osmani.

Osmani më herët është kritikuar nga bashkëpartiaku Agim Veliu për fotografimet në publik me liderin e VV-së. Sipas Veliut, “këto takime të cilat nuk mund të jenë të rastësishme” sikur janë një mesazh dhe presion nga Osmani që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje, raporton EO.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre është përgjigjur se Veliu (nënkryetar i Parë i partisë) është njeriu i fundit të cilit do t’i japë përgjegjësi se me kë takohet e fotografohet.