Kryeministri Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë, por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës.
Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, ia ka thënë se i njëjti ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.
Kurti kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri tha se kidnapimin e policëve e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësitit “Cobra”.
“Njësitet policore ne i kemi vendosur në 16 rrugë në veri për të parandaluar kontrabandën. Policët e arrestuar ishin të specializuar për të parandaluar kontrabandën, por Serbia i dërgoi njësitet më elitare për arrestimin e policëve”. /Telegrafi/