Site icon Telegrafi

Kurti: Sekretarja Albright ishte mike e Kosovës deri në fund

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.

Vdekja e saj po pritet me pikëllim të madh ën Kosovë.

Krerët e institucioneve të Kosovës dhe liderët opozitarë shprehën ngushëllime për humbjen e një prej mikeve më të mëdha të popullit të Kosovës.

Lexo po ashtu Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Kryeministri Kurti ish-sekretaren Albright e ka quajtur mike e Kosovës deri në fund.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pa kompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”.

“Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar tutje Kurti.

Madeleine Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj./Telegrafi/

Exit mobile version