Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, duke e quajtur se ky është një kontroll i Beogradit.
Kurti tutje ka thënë se Beogradi vazhdimisht po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës.
Ai ka kërkuar që BE-ja ta dënojë Beogradin për këtë shkelje.
“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës në prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.
The Serbian List refused to participate in local elections in 4 northern municipalities of 🇽🇰 this April. This is a clear sign of Belgrade’s control over the party & nonstop interference in 🇽🇰's domestic affairs. The EU must condemn this prompt violation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.
Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.
Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit, 9 deri 22 mars, asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për pjesëmarrje gjatë këtij afati të ri. /Telegrafi/