Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore që ka goditur disa shtete në SHBA.
Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga tornadot Kentucky.
“Lajm tronditës nga SHBA-të. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentucku dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti.
Sipas raportimeve të mediave botërore thuhet se mbi 20 tornado kanë goditur këtë pjesë, duke lënë të vdekur më shumë se 100 persona. /Telegrafi/
Heartbreaking news out of the USA. Our condolences to the family and friends of the over 100 lives lost in the Kentucky tornadoes and sincerest thanks to the first responders who put themselves in harm's way.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 12, 2021