Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Partisë Egjiptase të Kosovës të prirë nga deputeti Elbert Krasniqi.
LVV përmes një njoftimi për media thotë se “në takim u bisedua për situatën aktuale politike sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme e jokushtetuese qeverinë aktuale”.
“Partia IRDK përveçse ka mbështetur ndryshimin ajo nuk i është bashkuar regjimit të vjetër politik në planet e tyre për të penguar e rrëzuar qeverisjen e mirë e të mbështetur nga qytetarët e Kosovës në pranverën 2020. Në takim po ashtu u diskutuan prioritetet që ky subjekt i ka në programin e tij me theks të veçantë nga luftimi i paragjykimeve, edukimi, strehimi e deri te punësimi, infrastruktura e biznesi gjithnjë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të komunitetit egjiptas”, njofton LVV. /Telegrafi/