Telegrafi

Kurti priti në takim ambasadorin Abbott, biseduan për zhvillimet në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Siç u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në komunikatë thuhet se “marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”. /Telegrafi/