Telegrafi

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, e njofton atë edhe për bisedimet me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se në takim është folur për për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor e demokratik dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta jap ky vend për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se është diskutuar edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis LVV dhe LDK.

LVV bën të ditur se Kurti ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij./Telegrafi/