Telegrafi

Kurti pret në takim Abbottin, flasin për çështjet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim Kurti e Abbott kanë diskutuar për bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.

“Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare”, thuhet në komunikatën për media.

“Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjellë”. ​/Telegrafi/