Site icon Telegrafi

Kurti pranon telegram urimi nga kryetari i Partisë Republikane Popullore të Turqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Partisë Republikane Popullore e Turqisë, Kemal Kiliçdaroglu për marrjen e postit të kryeministrit.

Në këtë telegram, Kiliçdaroglu thotë se është i sigurt që zgjedhja e Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës, do t’i sjell vendit paqe dhe prosperitet.

Ai ndër të tjera thotë se konfirmon gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar, me qëllim të fuqizimit dhe forcimin e solidaritetin midis dy vendeve.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Kryeministër,

Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si

Kryeministër dhe formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Jam i sigurt se mandati juaj i ri do të sjellë një periudhë paqeje dhe prosperiteti për vendin tuaj.

Gjithashtu besoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të rajonit tonë.

Përmes kësaj dëshiroj të konfirmoj gatishmërinë e CHP-së për të bashkëpunuar me ju me qëllim të fuqizimit dhe forcimit të solidaritetit midis dy vendeve tona vëllazërore.

Duke ju uruar sukses të vazhdueshëm juve dhe kabineteve tuaja, i shpreh urimet e mia më të mira për mirëqenien e popullit miqësor të Kosovës.

Exit mobile version