Site icon Telegrafi

Kurti pranon letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu e ka uruar Kryeministrin Kurti për pozitën e re, dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e  Kurti, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës, dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version