Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se për dy vite qëndroi tri herë në pallatin Elysee.
“Kthehem në Elysee, hera ime e tretë në dy vjet. Falënderoj Presidentin Emmanuel Macron për propozimin franko-gjerman si bazë e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe Presidenti Macron konfirmoi mbështetjen e tij për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në twitter.
Back to Élysee, my third time in two years. Thanked President @EmmanuelMacron for the French-German proposal as a good basis for talks to normalize relations between Kosova & Serbia. We are committed to rule of law and President Macron confirmed his support for peace & security. pic.twitter.com/cnUg5MpIJ4
— Albin Kurti (@albinkurti) November 10, 2022
Çitaku tha se dy nga këto tri takime kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve.
“Për herë të tretë brenda dy viteve ne Elysee, tha Kryeministri me mburrje. Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve (përfshirë Vucicin) si pjesë e konferencave ndërkombëtare”.
Ajo tha se lëvdatat e Kurtit për këto takime janë sikurse ajo të ishte mburrur me ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë.
“Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike. Sinqerisht, për keqardhje”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/