Site icon Telegrafi

Kurti për PSD-në: Ata që iniciuan Rezolutën për dialog me Serbinë, janë në mandatin e tyre të fundit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar rezolutën e PSD-së, për dialogun e cila u votua në Kuvend, ditë më parë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata që kanë iniciuar Projekt-Rezolutën për dialog me Serbinë, janë në mandatin e tyre të fundit, të cilin e kanë të pamundur ta çojnë deri në fund.

Sipas tij, ata nuk do të mund të bëhen më president, kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar komune dhe deputetë.

“Pjesëtarët e grupit negociator, deputetët që e iniciuan atë, sikurse edhe vetë presidenti e kryeministri, janë në mandatin e fundit të tyre, e të cilin e kanë të pamundur ta çojnë deri në fund”, ka shkruar Kurti.

“Nuk do të mund të bëhen më president, kryeministër e ministër i jashtëm, dhe as kryetar komune e deputetë (këta që dolën nga VETËVENDOSJE!). Ky është mandati i fundit i tyre. Andaj po sillen ashtu siç janë, si një bandë kaskaderësh”./Telegrafi

Exit mobile version