Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.
Kurti ka shprehur keqardhje që kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së.
Kryeministri ka thënë se sot e ka marrë vesh se kushtëzim i Serbisë është bërë qëndrim i të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Unë sot e mora vesh pse që 6 muaj nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse Serbia ka vënë si kushtëzim formimin e Asociacionit. Unë këtë nuk e kam pasur më herët. E ky kushtëzim i Serbisë është shndërruar në qëndrim të Lajçakut. E për të ecur përpara kjo duhet të tejkalohet”, ka shtuar Kurti.
Ai tha se Lajçak e ka bërë këtë “në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues”.
“Shpreh gatishmërinë time të plotë që secilin nen të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të Ohrit, jam i interesuar ta zbatojmë një orë e më parë – në plotni, pa asnjë kusht”, tha kryeministri i Kosovës./Telegrafi/
This is the sequencing plan for the implementation of the Basic Agreement I proposed today in Brussels. It was the only proposal on the table. pic.twitter.com/Uv3NH6OuTr
— Albin Kurti (@albinkurti) September 14, 2023