Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia vazhdon të mohoj këtë krim çnjerëzor.
“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Srebrenica's Genocide Remembrance Day holds in itself many unspeakable tragedies—a day when we remember the murder of 8,372 innocent people & countless crimes of rape & torture. It is also a reminder that their truth is not honored but denied by Serbia, itself an inhuman crime. pic.twitter.com/9PlYwNJpI4
— Albin Kurti (@albinkurti) July 11, 2023