Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar qeverisjen aktuale, ai ka thënë se regjimi i PANhajnisë e ka thyer në mes “sundimin e ligjit”, kështu duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin.
Ai ka shtuar se, nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Sipas tij, vendi ynë bëhet i pahetueshëm kurse shteti i paqëndrueshëm, transmeton Telegrafi.
Tutje Kurti ka theksuar se për të pasur drejtësi duhet një Eliot Ness që i fut në burg Al Capone-t kosovarë.
Dhe se për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Sipas Kurtit, për të pasur demokraci duhet të largohet klika e fajdexhinjve.
Në fund, kryetari i VV-së porosit ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë që ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PAN, dhe se bashkë Kosova shpëtohet më lehtë./Telegrafi/