Telegrafi

Kurti: Për çështjen e targave duhet të gjendet zgjidhje brenda 48 orëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën se çështja e targave ilegale duhet të zgjidhet para se të bëhen 48 orë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se nuk është koha për hapa të vegjël teknikë, por për zgjidhje finale.

Tutje, kreu i ekzekutivit deklaroi se në Bruksel të hënën nuk shkoi për të biseduar për çështjen e targave, por për propozimin franko-gjerman.

“Unë nuk kam shkuar në Bruksel për të biseduar për targat. Kam shkuar për të biseduar për marrëveshjen finale. Pra, për propozimin franko-gjerman. Kur kam qenë në Paris i kam thënë përfaqësuesit Borrell që duhet ta diskutojmë propozimin franko-gjerman dhe më ka thënë që është propozim i BE-së e jo i Francës dhe Gjermanisë”.

“Por, në Bruksel e pash që po të ishte propozim i BE-së, nuk do të hiqte dorë aq kollaj. Aty u binda se qenka propozim franko-gjerman”, deklaroi Kurti para mediave.

Ai tutje u shpreh se Kosova dhe Serbia kanë pasur tetë opsione në tavolinë nga BE-ja përgjatë muajve të dialogimit. Por, sipas tij, “Serbisë s’i binte tamam asnjëri”. /Telegrafi/