Telegrafi

Kurti nuk tregon se a do të nënshkruhet marrëveshja: Shpresoj që do të merremi vesh për ndarjen e ministrive

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti ka thënë se sot do të vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, në të cilën unë si kryeministër do ti kem 12 ministri në kabinetin qeveritar. Deri më sot kemi harmonizuar programin qeverisës në mënyrë të plotë 100 %, uroj dhe shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive për të cilat tashmë jemi marrë vesh”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se bisedimet do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

I pyetur se a do të ketë sot marrëveshje, Kurti është shprehur se “Marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve, kur të merremi vesh do të ketë marrëveshje”. /Telegrafi/