Kryeministri në detyrë, Albin Kurti një konferencë për media ka folur për Pakon Fiskale Emergjente të krijuar nga Qeveria.
Kurti ka thënë se kemi vendosur për një Pako Fiskale Emergjente e cila është dizajnuar për të arritur disa qëllime.
“Të ofrojë ndihmë financiare shtesë për shtrat më të varfra të shoqërisë gjatë pandemisë COVID-19
Të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët por edhe të sigurohet që bizneset të kenë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas pandemisë
Të sigurojmë likuiditet shtesë për bizneset
Të stimulohen punëtorët e sektorëve esencial gjatë gjendjes së emergjencës
Të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”, ka thënë kryeministri në detyrë Kurti.
Kurti ka shtuar se kjo pako nuk ka si qëllim politikat afatgjate për rimëkëmbjen e ekonomisë, dhe se do të bëhet një analizë studim më i thellë për këtë ku do të hartohet një pako e dytë e cila do të adresojë nevojat afatgjate të sektorit privat
“Pako fiskale emergjente sepse jemi në një situatë emergjente. Krahas kujdesit për shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë tonë do t’ia dalim me këtë pako emergjente…”, ka shtuar Kurti.
Kurti ka theksuar se ata që po kritikojnë këtë Pako, po e pengojnë edhe rritjen e buxhetit të kësaj pakoje
“Kemi nevojë edhe për kredi, donacione… së fundmi kamë kërkuar edhe mbështetjen nga mërgata jonë. Tek sa në njërën anë kritikohemi se kjo pako nuk është e mjaftueshme prej të njëjtëve njerëz pengohemi që të marrim kredi dhe ta rrisim buxhetin e kësaj pako”, u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë tha se kjo pako është e mjaftueshme për fazën emergjente në të cilën ndodhemi.
“Qeveria në detyrë ka propozuar diçka që është e duhur në këtë fazë. Është gabim të sillet një pako e cila flet për 12 muaj, kjo pako që e kemi propozuar është për 2-3 muaj”, ka thënë Kurti.
Ai ka përmendur edhe 15 masa të cilat janë pjesë e kësaj pakoje. /Telegrafi/