Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ëhstë përgjigjur akuzave të opozitës për dialogun me Serbinë se ai vet nuk ka ndryshuar për të keq, porse siç ka thënë ai “opozita po sheh ndryshe tash”.
Në seancën e natës, duke përmendur emrat e deputetëve që kanë votuar për formimin e Asociacionit më 2013, Kurti ka thënë se qëndrimet e tyre tash tregojnë se ata po shohin me sy të tjerë.
“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për keq, por ju keni ndryshuar. Pra, e kuptoni, bëhet fjalë për deputetë që e kanë votuar ‘Zajednicën’ më 2013… Nuk kam ndryshuar unë, por ju po këqyrni ndryshe tash. Konteksti, qëllimi, kuptimi nuk kanë ndryshuar. Mua asgjë sikurse trashëgimia e ish-qeverive nuk më ka ndihmuar të ndryshoj strategjinë… Në këtë dialogun që po e zhvilloj, problemin më të madh e kam kur trashëgimia e ish-qeverive është argument i armikut”, tha Kurti.
Duke folur për Asociacionin, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica nuk kalon”.