Telegrafi

Kurti: Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka shkuar të luftojë në Donbas, Lavrov dëshiron ta destabilizojë Ballkanin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka demantuar sot ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ditë më parë ka thënë se qytetarë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë në Donbas të Ukrainës.

Kurti sot në një intervistë për Sky News demantoi Lavrovin, duke thënë se nuk ka asnjë qytetar të Kosovës që ka shkuar të luftojë në Donbas.

“Ai [Sergei Lavrov] dëshiron që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është pse ai thotë gjëra ta pavërteta. Nuk asnjë qytetar që ka shkuar të luftojë në Donbas, e cila është aneksuar nga Rusia së bashku me Krimenë. Le të mos harrojmë që presidenti Putin ka ardhur në pushtet vetëm dy muaj pas çlirimit të Kosovës, ku ai kishte aneksuar Abkhazinë, Osetinë Jugore dhe Gjeorgjisë në të njëjtin vit kur ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

Kryeministri më tej shtoi se presidenti rus dikur e kishte përmendur Kosovën një herë në vit, kurse tashmë e përmend pothuajse çdo javë.

“Ai thjeshtë e urren NATO-n dhe Perëndimin. Putini luftën hibride dëshiron ta shndërroj në luftë. Qendra e Sputnikut është në Beograd për vendet e Ballkanit. Kjo është pse NATO dhe BE duhet të përfshihet më shumë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera, Kurti. /Telegrafi/