Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media kanë njoftuar për disa shkarkime në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Kurti pohoi se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje, transmeton Telegrafi.
“Jemi sot bashkë me ministren Rozeta Hajdari, për shkak së është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendëskryeshefi ekzekutiv, zyrtari financiar dhe është kthyer në pozitën e mëparshme ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv e që është si drejtor për konsumator. Vlen të theksohet se nuk është shkaktuar auditori i brendshëm i cili ka kryer punën e tij më profesionalizëm”, deklaroi Kurti.
Kurti pohoi se KRU “Prishtina”, ka pasur humbje të mëdha.
“Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë”, pohoi ai. /Telegrafi/