Telegrafi

Kurti: Njerëzit votuan për shkëputje nga e kaluara e korruptuar 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se sot dy muaj më parë Kosova votoi për ndryshim, për t’u shkëputur nga e kaluara e korruptuar.

Kurti në një postim në Twitter tha se njerëzit votuan për shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur, e udhëhequr për përfitime personale.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, shkroi Kurti.