Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se një pjesë e stafit mjekësor në Pejë, janë anëtarësuar sot në partinë e tij.
Kurti në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se mjekët janë duke u anëtarësuar pandërprerë në LVV.
“Në këto kohë të vështira nga pandemia, mjekët janë ata që po luftojnë për ne vazhdimisht. Përveç të gatshëm për të na ndihmuar në aspektin shëndetësor, një pjesë e stafit mjekësor në Pejë sot u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Më poshtë emrat e stafit mjekësor të Pejës që janë anëtarësuar në LVV:
1. Dr.Xhevdet Ademaj, Specialist i Fiziatrisë
2. Dr.Kujtim Zajmi, Specialist i Mjekësisë së Punës
3. Dr.Naim Morina, Radiolog
4. Dr.Ahmet Blakaj, Fiziater
5. Dr.Hysni Rexhaj, Laborant
6. Mahir Buqani, Bachelor i Infermierisë
7. Arbnor Veseli, Bachelor i Infermierisë
8. Shpresa Kelmendi, Bachelor e Infermierisë
9. Mihrije Jakupi, Bachelor e Infermierisë
10. Isa Avdija, Shef i Ambulancave
11. Lekë Kacoli, Shef i Shoferëve të Spitalit
12. Faruk Zajmi, Shofer i Ambulancës së Spitalit
13. Ismet Agoviç, Shofer i Ambulancës së Spitalit. /Telegrafi/