Site icon Telegrafi

Kurti ngushëllon popullin e Hawaiit për viktimat që shkatuan zjarret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat që shkaktuan zjarret shkatërruese në këtë pjesë të SHBA-së.

Kurti, përmes një postimi në platformën X, tha se. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese.

Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawaii ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 për qind.

Zjarret në Hawaii janë më vdekjeprurëset në SHBA që nga zjarri më 2018 në Kaliforni kur u vranë 85 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version