Site icon Telegrafi

Kurti në vizitë dy ditore në Austri, do të takohet me kancelarin Schallenberg

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Austri, ku do të zhvilloj vizitë zyrtare dy ditore.

“Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version