Site icon Telegrafi

Kurti: Ne po vijmë, do të jem kryeministër për të gjithë

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë, ka thënë se ndryshimi nuk ka qenë kurrë më afër.

Kurti ka thënë se qytetarët ua kanë hapur dyert LVV-së në çdo cep të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Pas qindrave takimeve, ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Ndryshimin e ka fuqizuar LVV me Listën e Vjosës. Jemi bashkuar kundër korrupsionit, ne do të realizojmë programin tonë krejt dhe drejt’”, ka thënë Kurti para qytetarëve.

“Ne po vijmë, ata po shkojnë. Këtë të diel do ta kujtojnë gjeneratat pas nesh se si populli është bërë bashkë. Ne kemi lëvizur drejt. Do të jem kryeministër për të gjithë ” potencoi ai. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version