Site icon Telegrafi

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në platformën “X”, Kurti ka bërë të ditur se me liderët do të ketë diskutim për Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale.

Po ashtu, do të diskutohet edhe për gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

“Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e Rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti.

Në fotografitë që ka publikuar Kurti, shihen edhe ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, e liderë të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version