Site icon Telegrafi

Kurti në Gjermani: E nevojshme bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjermani ka takuar disa politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari.

Kurti ka thënë se në këto takime ka biseduar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit.

“Gjatë vizitës në Gjermani takuam edhe politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari. Me Ministrin Franz Untersteller (Buendnis 90/ Die Gruenen) biseduam mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Po ashtu, Kurti ka njoftuar edhe për takimin që ka zhvilluar me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen

“Me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen (SPD) patëm mundësinë të bisedojmë mbi strategjinë për sistemin dual në edukim që ndërlidh tregun e punës me arsimin profesional.
Me rastin e vizitës tonë në parlamentin bavarez u mirëpritëm nga zv. Kryeparlamentari Karl Feller (CSU), i cili me përvojën e tij mbi dy dekadëshe në politikat e arsimit u zotua për ndihmën e tij në këtë fushë për shtetin e Kosovën”, ka bërë të ditur ai.

Kurti ka thënë se “këto diskutime dhe shkëmbime të ideve në nivelin e landeve janë tejet të dobishme pasi që politikat socio-ekonomike në Gjermani, përfshirë modelin dual të edukimit, planifikohen dhe zhvillohen në nivelin e landeve”./Telegrafi/

Exit mobile version