Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.
Kurti dhe Mustafa janë takuar edhe të enjten, për të tretën ditë radhazi por megjithatë pa marrëveshje për bashkëqeverisje.
Takimi i së enjtes ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet.
Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar takimi.
Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.