Telegrafi

Kurti merr mbi 24 mijë vota në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka marrë mbi 24 mijë vota vetëm në Prishtinë  dhe fshatrat përreth.

Sipas formularëve të rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Kurti ka marrë mbi 24,266 vota në Prishtinë, raporton KP.

I dyti më i votuari në listën e këtij subjekti politik, në kryeqytet është Shpend Ahmeti me mbi 19,960 vota.

Kurse, kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka marrë mbi 8,918 vota.

Në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.