Telegrafi

Kurti merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID dhe vaksinën kundër gripit sezonal

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka marrë sot dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 si dhe vaksinën kundër gripit sezonal.

Kurti e dha njoftimin në Instagram duke shoqëruar edhe me fotografitë përkatëse të vaksinimit.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit”.
Ai ka treguar se tashmë ekziston mundësia e vaksinimit të dyfishtë në të njëjtën kohë.

“Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Kujtojmë javëve të fundit në Kosova ka një numër të madh të qytetarëve të prekur nga gripi sezonal./Telegrafi/