Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit.
Ai ka thënë se marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e kapitullimit.
“Kur nuk ke kufi, s’ke territor, e kur ski territor ski shtet, e kur ski shtet nuk je qytetar e kur nuk je qytetar, je refugjat. Kjo marrëveshje e Thaçit dhe Hysenit me homologet e tyre malazez është marrëveshje e kapitullit”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar më pas se Kuvendi së shpejti do të ftohet ta bëjë jo legjitimimin e këtij akti të tradhtis dhe krimit.
“Konferenca e djeshme e ka vërtetuar se qytetarët që kanë nënshkruar peticionin, ekspertët dhe opozita kanë pasur të drejtë për këtë kundërshtim”, tha Kurti./Telegrafi/