Telegrafi

Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë në raundin e parë, Kurti: Presim raundin e dytë në 12 komuna

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminstri i vendit, Albin Kurti, thotë se partia e tij doli e para në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme.

Kurti mes tjerash bëri edhe dallimin mes zgjedhjeve parlamentare dhe lokale sa i përket rritjes së partisë së tij.

“Në zgjedhjet parlamentare: 12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi 6 tetor 2019 – LVV e para, 14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%”.

“Në zgjedhjet lokale: 3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi, 22 tetor 2017 – LVV e treta, 17 tetor 2021 – LVV e para. Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”. ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Në bazë të dhënave nga KQZ, LVV është partia që ka fituar më së shumti vota në Kuvende Komunale.

LVV – 20.56%, LDK- 20.41%, PDK- 19.96%, AAK – 12.18%, Lista Serbe – 5.5%, NISMA – 2.28%, AKR-0.72%, partitë tjera 18.39%./Telegrafi/