Kryeministri Albin Kurti në konferencën për medie u është përgjigjur edhe pyetjeve rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të cilin do ta nis LDK-ja si rezultat i shkarkimit të Agim Veliut.
Kurti ka thënë se duan ta kenë LDK-në në koalicion.
“E kemi LDK në koalicion qeverisës dhe duam ta kemi LDK në koalicion. Nuk mendoj që LDK duhet të identifikohet me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mbanë atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit”, tha Kurti.
Kurti shtoi se dëshiron edhe më tutje bashkëpunim, veq se duhet respektuar marrëveshjet.
Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se do të ketë prishje të koalicionit.
Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, deklaroi se do të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. /Telegrafi/